8.3 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Rusia raporton numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në një ditë

Task forca kombëtare e koronavirusit tha se 619 njerëz vdiqën nga koronavirusi, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi u regjistruan 21 mijë e 665 raste të reja.

Megjithë numrin e madh të rasteve në të gjithë Rusinë, autoritetet në Saint-Petersburg fajësuan festimet vjetore të “Lundrave të Skarletit” nga maturantët e shkollës së mesme.

Nga pjesëmarrësit në parti u kërkua të paraqisnin një certifikatë vaksinimi, provë të një testi negativ PCR ose një certifikatë të antitrupave për të marrë biletat për ngjarjen. Por distancimi dhe bartja e maskës nuk vlente.

Të shtunën, Saint-Petersburg regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve të reja që nga shkurti pasi kishte një mijë e 247 raste të reja dhe 107 viktima.

Më shumë se një e treta e infeksioneve të reja në të gjithë vendin u regjistruan në Moskë – që nga e hëna, të gjithë restorantet, kafenetë dhe baret në kryeqytet do të pranojnë vetëm klientët të cilët janë vaksinuar, janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, ose mund të sigurojë një test negativ të koronavirusit për 72 orët e mëparshme.

Mbi 21 milionë njerëz, ose rreth 14 përqind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë vaksine që nga e premtja. Sipas shifrave nga fillimi i kësaj jave, vetëm 16.7 milionë, ose rreth 11 përqind janë vaksinuar plotësisht.

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Lajmet e Fundit