19.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Sahatqija: Blloku po tenton t’ia ruajë fytyrën Gjykatës Kushtetuese

Teuta Sahatciu-ldk14-28Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatqija thotë se Blloku është më i bashkuar se kurrë dhe nëse nuk po krijojnë institucionet është sepse “po duan t’i ruajnë fytyrën Gjykatës Kushtetuese”.

Deputetja e LDK-së Teuta Sahqatiqja thotë se Blloku i sheh dy mundësi për zgjidhjen e ngërçit. E para, që PDK të kuptoj se nuk mund të krijoj institucionet sepse Blloku nuk do të zbrapset dhe e dyta që të kërkohen sqarime shtesë nga Kushtetuesja. Ajo tha se nuk po e zgjedhin sërish Isa Mustafën kryeparlamentar për të mos lënduar vendimin e Kushtetueses.

“Ne në seancën e parë veç e kemi votuar z. Mustafa dhe vazhdimi i procesit tregoi që me Gjykatën Kushtetuese erdhëm në një realitet të ri dhe në këtë realitet ne dëshirojmë që të mos lëndohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po tentojmë që t’ia ruajmë fytyrën Gjykatës Kushtetuese ndënëse mendoj se secili prej nesh e ka parë se në Gjykatë Kushtetuese egzistojnë animet”, tha Sahatqija në “Interaktiv” të KTV-së.

Por ajo dyshon se PDK, siç tha do të pranoj realitetin “për të mirën e vendit”. Sipas saj nga veprimet e partisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi kanë filluar të irritohen qytetarët.

Sipas saj PDK po kërkon bisedime jashtë Kuvendin e këtë nuk e pranon Blloku. Deputetët e LDK-AAK-NISMA-VV duan dialog në Kuvend.

“Koalicioni nuk e ka ndrru qëndrimin. Koalicioni mendon ende të ulemi në Kuvend dhe të bisedojmë”, tha Sahatqija.

Ajo tha se Kushtetuta e Kosovës është demokratike dhe se si e tillë duhet të interpretohet.

Sahatqija tha se presidentja Jahjaga po mundohet të gjej hapësirë për dalje nga ngërçi derisa ajo theksoi se Kosovës nuk i duhen zgjedhjet e reja.

Më Shumë

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Lajmet e Fundit