10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Samir Hoxha prezanton trashëgimin e Prizrenit në Ulqin

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha ka merr pjesë në konferencën rajonale me temën ” Forcimi i Menaxhimit të Trashëgimisë Lokale dhe Promovimi i Trashëgimisë në Turizëm “, i cili u mbajt në Ulqin.

Ai tregon se në këtë konferencë ka marrë pjesë me ftesë të nënkryetarit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavric, në bashkëpunim me Ambasadën Polake në Mal të Zi.

“Gjatë kësaj konference prezantova punën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, si dhe praktikën e mirë në sferën e Trashëgimisë Kulturore në Rajonin e Prizrenit”, tregon Hoxha.

“Gjithashtu potencova përkushtimin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren që me anë të takimeve të tilla rajonale dhe me anë të diskutimit në mes institucioneve relevante të gjejmë rrugë e mjete efikase për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit të turizmit dhe në veçanti menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore në mbarë rajonin”.

Gjatë kësaj Konference, përveç autoriteve lokale dhe atyre qendrore të Ulqinit, ishin të pranishëm edhe zëvendësambasadori i Polonisë i akredituar në Ulqin, rektorët e tre universiteteve nga Polonia, profesor nga tre Universitet e Varshavës si dhe profesor Universitetesh nga Shqipëria dhe Mali i Zi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Lajmet e Fundit