8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Sanders triumfon te Demokratët në New Hampshire, Biden e pëson keq

Bernie Sanders ka fituar kontestin primar të Demokratëve në New Hampshire, në një natë të tmerrshme për ish-zëvendëspresidentin Joe Biden.

Senatori fitoi ngushtë ndaj Pete Buttigiegit, që ka treguar një vizion ndryshe të Demokratëve për të dalë përballë presidentit Donald Trump.

Sanders deklaroi se kjo natë ishte “fillimi i fundit” për Trumpin.

Pas Sandersit ishin Buttigieg dhe senatorja Amy Klobuchar, që zuri befasisht vendin e tretë, shkruan BBC.

Dy senatorët e Massachussetts, Elizabeth Warren dhe Biden – dy nga garuesit që pretendohet të jenë ndër më të fuqishmit – përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë.

280 mijë Demokratë votuan të martën në këtë votim, me 26 për qind të votave që ishin për Sandersin.

“Kjo fitore këtu është fillimi i fundit të Donald Trumpit”, ka thënë Sanders pas fitores duke premtuar ndërtimin e një lëvizjeje gjithëpërfshirëse për të mposhtur Republikanët.

Rezultati ia jep Sandersit nëntë nga 24 delegatët që do të përfaqësojnë New Hampshiren në Konventën Kombëtare të Demokratëve në korrik, ku partia cakton të nominuarin bazuar në votat e delegatëve.

Edhe Buttigieg, që pati vetëm 1.6 për qind më pak të votave, do të fitojë nëntë delegatë.

Më Shumë

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Lajmet e Fundit