17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

SBAShK-u proteston më 4 dhjetor, paralajmërohet grevë në janar nëse s’reflekton Qeveria

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) do të protestojë me 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit të Pagave, Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme qw SBAShK mbajti me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se nëse Qeveria nuk reflekton do të merren edhe masa të tjera sindikale duke mospërjashtuar edhe grevën në janar.

“Ju lus që të bisedoni me prindërit që të jenë me 4 dhjetor me ne, me shpresën se qeveria do të reflektojë, dhe konsideroj se 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë”.

“Opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë një protestë më masive, nëse s’ka reflektime atëherë iu njoftoj që të bëheni gati për veprimet e tjera sindikale në muajin janar”.

“Po na solli në të njëjtën pozitë orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Qeveria po i shton tensionet me deklarata se Ligji për Paga po punohet, ndërsa të pranishëm nuk janë sindikatat përfshirë edhe SBAShK-un.

“Kanë kërkuar nga ne dhe ne e kemi bërë detyrën tonë që të kemi takime sepse ka zëra dhe deklarime se Ligji për Paga është duke u përmirësuar por që SBAShK s’ka qenë e pranishme. Ne kemi kërkuar takim me ministrin Kurti dhe ministrin Murati që të takohen me sindikatat”.

“Duke e parë se po mungon vullneti i Qeverisë për të reflektuar ndaj kërkesës sonë për takime dhe për të biseduar për Ligjin për Paga dhe për Kontratën Kolektive ne ju kemi thirrur që edhe ju sot ta sjellin zërin tuaj. Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit, pasi që Qeveria po hesht dhe nuk po ka dialog”.

Edhe Ymer Ymeri nga SBAShK-u, po kërkon që Qeveria të reflektojë ndaj kërkesat e tyre, raporton EO.

“Ne do ti shtjerrim të gjitha mundësitë tona me dialog, Qeveria pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të bisedojë me sindikatat, që pas datës 4 me një pauzë dyjavëshe që s’ka rezultate, ta vazhdojmë pas dy javë një formë tjetër të protestës”.

Përfaqësuesi i Sindikatës nga komuna e Gjakovës, Salih Maliqi tha se i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Qeverisë për të reflektuar.

“Është kohë e mjaftueshme për të reflektuar qeveria. Kërkesa nuk është vetëm e punëtorëve të arsimit, por janë 80 mijë punëtorë civilë”.

“Ligji për sigurime shëndetësore jemi të fundit në këtë të drejtë elementare, prandaj pse mos ta gëzojmë këtë”.

Më Shumë

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit