15.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Së shpejti fillon rikonstruimi i Mullirit të epërm të fshatit Shkozë të Malishevës

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar projektin për rikonstruimin e Mullirit të epërm të fshatit Shkozë të Malishevës. Zbatimi i këtij projekti do filloj së shpejti dhe konsiderohet se do të jetë tepër i dobishën në aspektin kulturor, ekonomik, turistik, arsimor, historik dhe tradicional të kësaj treve.

Mulliri i Mehmet Alisë apo i njohur ndryshe edhe si mulliri i sipërm i Shkozës është i ndërtuar në Luginën e Pagarushës, në afërsi të vend bashkimit të përroit të Janqistit dhe atij të fshatit Marali, në trekëndëshin mes fshatrave Marali-Goriq-Janqist, në tokat e fshatit Shkozë.

Sipas banorëve të fshatit Shkozë mulliri u ndërtua nga i pari i fshatit Shkozë Mehmet Alia me djemtë dhe nipat e tij, diku në fund të shekullit XVII. Tek banorët e fshatit Shkozë ende ruhet një gojëdhënë rreth ndërtimit të këtij mulliri. Territori i fshatit Shkozë përreth, e ka vetëm një përrua që furnizohet nga Krekëza dhe Vrella dhe që e pakëson shumë ujin gjatë verës. Bluarja e drithit kishte qenë një problem shumë i madh, për familjen e madhe të Mehmet Alisë. Thuhet se ai me djemtë e nipa, zbresin në luginën mes fshatit Janqist, Marali dhe Goriq, ku bashkohen përrenjtë e fshatit Marali dhe Janqist dhe e ndërtuan një mulli të bukur. Për ta rritur rendimentin e bluarjes u hapën kanale të cilat sillnin ujërat e dy përrenjve nga pjesa e sipërme e mullirit dhe guri i mullirit sillej kur bashkoheshin ujërat e dy përrenjve që lëshoheshin me rrëmbim nga sipër mullirit.

Sipas të dhënave nga fshatarët mulliri bluante një shekë farë për një orë dhe u përdor nga banorët e Shkozës për bluarje deri në fillim të viteve tetëdhjeta, kur edhe u la pas dore. Mulliri megjithëse i shkatërruar gati tërësisht edhe sot e kësaj dite i ka themelet edhe mund të dallohet përskaj rrugës Marali-Goriq.

Ky projekt do të mbikqyret nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të programit masat preventive intervenimet emergjente të financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më Shumë

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Bashkimi synon barazimin ndaj Trepçës për të ruajtur shpresat për titullin kampion

Superfinalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës janë në kulmin e tyre, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës po vazhdon të ofrojë emocion...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit