3.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Sejdiu, Mustafës: Nuk fitohet me duar në xhepa dhe mallkime

FatmirSejdiu-ldkIsh-presidenti Fatmir Sejdiu me post ceremonial në LDK, po bëhet gati për kthimin e tij në këtë parti. Në një intervistë në Interaktiv në KTV, Sejdiu ka kritikuar fort udhëheqjen e partisë nga Isa Mustafa dhe ka thënë se ai duhet të marrë përgjegjësinë për humbjen në Prishtinë.

“E them edhe unë siç e kam dëgjuar në një pjesë të analizës, se Prishtina nuk fitohet me duar në xhepa, Prishtina nuk fitohet me mallkime. Zoti Mustafa ka kohë që e ka humbur lidhjen me elektoratin dhe unë prisja një rezultat të tillë. Është e rëndë të humbiset nga partia e tretë në Kosovë.”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, në debatin që po provohet të mbytet në degët e Prishtinës është kërkuar dorëheqja e Isa Mustafës. Ai tha se kur e kishte arsyetuar vetë-kandidimin, Mustafa kishte thënë se po të kandidonte dikush tjetër për LDK-në në Prishtinë dhe të humbiste, do t’i duhej atij të jepte dorëheqje. Sejdiu pohoi se ka presion pozitiv nga degët që të kandidojë për kryetar të LDK-së, dhe ai do ta bëjë këtë në momentin që shpallen zgjedhjet e brendshme, që duhet të mbahen brenda këtij viti.

Duke iu kthyer zgjedhjeve të fundit të brendshme në vitin 2010, Sejdiu tha se Mustafa erdhi në krye të LDK-së me puç, kur organizoi protesta kundër tij.

Më Shumë

Specialja liron me kusht Isni Kilajn

Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga...

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Lajmet e Fundit