9.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Qeveria s’tërhiqet nga dialogu

Thaci_Dacic_Ashton5-21Qeveria e Kosovës nuk mendon të tërhiqet nga dialogu me Beogradin. Ripozicionimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj procesit të dialogut, të cilin tani kjo parti politike e cilëson si të degraduar, zyrtarët e lartë qeveritarë e konsiderojnë të ngutshëm. Ndërkohë që subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pret që nëse duhet të merret një vendim për apo kundër tërheqjes nga bisedimet e Brukselit, vendimin ta marrë Kuvendi i Kosovës.

Zv/kryeministrja dhe kryengociatorja e palës kosovare në dialogu teknik me Beogradin, Edita Tahiri, nuk është lëshuar shumë t’i komentojë deklaratat e zyrtarëve të AAK-së se dialogu ka degraduar, por ka thënë se procesi, përkatësisht Marrëveshja e 19 prillit, ka rëndësi të veçantë. “Unë do ta theksoja rëndësinë e saj për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Pastaj për të ndërtuar një fqinjësi të mirë mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, sipas standardeve evropiane dhe që është një prej kushteve për integrime evropiane për shtetin tonë.

Dhe e treta kjo marrëveshje ka rëndësi sepse thërret në zhbërjen e strukturave paralele në pjesën veriore dhe integrimin e asaj pjese në institucionet e Kosovës”, ka thënë Tahiri, shkruan Tribuna. Marrëveshja, sipas saj, mundëson vendosjen e ligjit dhe rendit, po ashtu edhe kushtetutshmërinë në veri të Kosovës e cila ka munguar që nga përfundimi luftës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit