12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Selamaj denoncon fabrikimet me “SMS”, thotë se po bëhet në stilin e shërbimeve sllave

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas së cilave bëhet thirrje që të linqohet Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se kjo formë e linqimeve nuk është vlerë e jona dhe se duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë.

“Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap mua po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijnë nga grupet e tyre andej kufirit), po ashtu ma kanë vendos një fotografi në profil që nuk mund ta gjeni askund në numrat dhe kontaktet e mia”, ka shkruar Selmanaj.

Gërditëse!!!

Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave…Pa fije turpi ndërtojnë montonjnë, fabrikojnë, inskenojnë sms dhe situata krejt të pa qena me qëllim të linqimit, degradimit dhe intimidimit të personave që nuk mendojnë si TA.

Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap mua po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijnë nga grupet e tyre andej kufirit), po ashtu ma kanë vendos një fotografi në profil q…Shiko më shumë

Fotografia e Driton SelmanajFotografia e Driton Selmanaj

Më Shumë

Ekspertët alarmojnë pas rastit në Malishevë: Vrasjet po shtohen, shteti duhet të veprojë me urgjencë

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë ka pasur të kaluar kriminale...

Kurti në Korishë mbështet Artan Abrashin për balotazhin e Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me mbështetësit e subjektit të tij politik në fshatin Korishë të Prizrenit, në kuadër...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit