15.8 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Selimi: Kosovës nuk i duhet një kryeministër frikacak

Duke marr shkas nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, që qasje e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e më vonë edhe FAK-ut, në pjesën veriore të vendit do të bëhet në marrëveshje me NATO-n, deputeti i parlamentit të Kosovës Rexhep Selimi, tha se Kosova nuk e meriton të udhëhiqet nga një kryeministër që heq dorë nga sovranitetit i shtetit të tij.

“Deklaratat dhe qëndrimet e Kryeministrit sa i përket mos prezencës se FAK ne Veri, përveç se skandaloze, janë edhe mos përmbushje e misionit kushtetues, që do të thotë janë shkelje kushtetuese në dëm të sovranitetit të Republikës. Paramendoje sikur në një vend normal një kryeministër të hiqte dorë nga ruajtja e sovranitetit çfarë do të duhej të ndodhte! Më e pakta do t’i imponohej dorëheqja e kryeministrit, kurse krejt normale do të ishte protesta deri në nxjerrjen nga zyra e një kryeministri frikacak. Kosovës nuk i duhet një kryeministër qyqan i cili dorëzohet kërcënimeve verbale të politikes serbe. Kosova nuk e meriton një kryeministër frikacak siç është Isa Mustafa” tha Selimi për “Bota sot”.

Deklarata se gjithçka rreth Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhen në koordinim me NATO-n, nuk ka dhënë vetëm kryeministri aktual, Isa Mustafa. Madje paraardhësi i tij, tani zëvendës kryeministër e ministër i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, pati premtuar se shndërrimi i Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, do të bëhen brenda disa muajsh, gjatë viti 2014, dhe gjithashtu ky proces do të ndodhte sipas tij në koordinim me NATO-n.

Më Shumë

Suharekë: 610 kundërvajtje dhe 40 urdhëresa, nis plani i sigurisë për ardhjen e diasporës

Komuna e Suharekës ka mbajtur sot takimin e rregullt të Koordinimit Lokal për Siguri, ku u prezantuan të dhëna mbi aktivitetet e realizuara dhe...

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, përveç zgjedhjeve për Kuvend, mund të votojnë edhe në zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit