10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Serbët e “kryqëzuan” për shqiponjën, reagon për herë të parë Gjon’s Tears

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears shkëlqeu në Eurovision me zërin e tij mahnitës. Këngëtari me origjinë shqiptare arriti të renditej në vendin e tretë, pas Italisë dhe Francës.

Krahas performancës mbresëlënëse të tij, një detaj që u komentua shumë ishte dhe simboli i shqiponjës dykrenare që bëri gjatë votimit.

Në shenjë falenderimi, Gjoni bëri simbolin pasi Shqipëria e vlerësoi me pikët maksimale për interpretimin e tij. Po kjo nuk është pritur mirë nga serbët, opasi mediat vendase e cilësuan si një provokim dhe skandal.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtari, ku është shprehur se gjesti i tij nuk ka patur me qëllimin provokimin e tyre.

“Shqiptarët gjithmonë më kanë mbështetur dhe janë krenarë për mua. Ishte një gjest për të thënë faleminderit. Është një traditë shqiptare.”, tha Gjoni duke shtuar më tej:

Lexo edhe : Emocionet kuq e zi, Gjon Muharremaj shqiptari që shpërtheu në Eurovision
“Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo, nuk është problemi im. Por më trishton paksa që media të caktuara duan ta shndërrojnë atë në një skandal. Unë jam një këngëtar, jo një person politik dhe nuk kam asnjë problem as me Serbinë”

Më Shumë

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Lajmet e Fundit