14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Serbët lokal pengojnë punën e Doganës në Hoçë

Gjatë ditës së sotme është duke vazhduar aksioni i Doganës së Kosovës, për konfiskimin e alkoolit në fshatin Hoqë e Madhe të komunës së Rahovecit.

Por këtë aksion e kanë penguar disa qytetarë, të cilët sipas burimeve të Insajderit janë serbë.

Banorët e këtij fshati janë mbledhur pranë vendit ku pritet të bëhet konfiskimi i alkoolit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po është duke vazhdu ai aksion, Dogana ka kërkuar asistim për tërheqjen e disa litrave alkool, edhe ai njoftimi i më hershëm, po vazhdon tërheqjen e materialit. Policia po vazhdon me i asistu doganierët. Vazhdimisht qytetarët mblidhen, por për detaje të tjera do të dalim më komunikatë”, tha Shermet Elezaj.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit