6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Serbia mobilizon mekanizmat e saj kundër Kosovës në UNESCO

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Serbia do të bëjë çdo gjë që mundet që vendeve anëtare të UNESCO-s t’ua bëjë me dije se ky (anëtarësimi) nga aspekti politik dhe i trashëgimisë kulturore do të ishte hap i gabueshëm”, ka thënë Daçiq në Kuvendin e Serbisë, transmeton Koha. net raportin e gazetës serbe Veçernje Novosti .

Ai ka theksuar se është me rëndësi që të gjitha institucionet – Ministria e Kulturës, KOS (Kisha ortodokse serbe) Akademia serbe e Shkencave dhe e Arteve bashkërisht të marrin pjesë në luftën diplomatike për, siç ak thënë ai, t’u ruajtur trashëgimia kulturore serbe.

“Është me rëndësi të pengojmë arritjen e revidimit historik sepse qëllimi kryesor i propozuesit të iniciativës është që trashëgimia kulturore serbe të bëhet kosovare”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se pala kosovare po shfrytëzon çdo situatë të mos e respektojë Marrëveshjen e Brukselit, që, ndër të tjera, të paraqitet për anëtarësinë disa organizata që nuk ka qenë temë e bisedave, siç është UNESCO.

Më Shumë

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit