Në MKRS derisa ta përmbush mandatin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se disa grupe punuese të kësaj ministrie janë duke draftuar disa strategji plotësuese që ta plotësojnë legjislacionin sekondar të cilin e kanë trashëguar me mangësi të shumta.

Ai ka thënë se detyrimet financiare e kanë kushtëzuar mundësinë e përkrahjes më të madhe, pasi paratë që kanë kërkuar aplikuesit në 2015-n, kjo ministri i ka pasur borxh rreth 1 milion e 350 mijë euro në 2014-n, të cilat është dashur t’i shlyejë para se të futet në borxhe të tilla.

Artefaktet e Kosovës që i ka grabitur Serbia para e gjatë luftës, ministri Shala ka thënë se nuk mund t’i zgjidhë e t’i kthejë vetëm ministria që udhëheq, por për to duhet të angazhohen edhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovës.

Shala ka treguar se këshillat e rinj që ka emëruar kanë dhënë shenja të dukshme për punë të mirë.

I pyetur se deri kur do ta udhëheqë MKRS-në, Shala ka thënë se do të jetë aty derisa ta përmbushë mandatin.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit