6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“Shakaja” e opozitës me Specialen

Gjykata, pa alternativë serioze të kosovarëve

Krasniqi: Ku ishte opozita qe 16 vjet që nuk propozoi Gjykatë Speciale vendore

Kërkesa e opozitës në këtë situatë, kur vendi është gjetur para aktit të kryer, është tepër e vonuar, dhe asgjë më shumë se një improvizim politik, derisa kjo çështje u hesht për vite të tëra

Derisa po vazhdon presioni ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës, për krijimin pa vonesë të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, nuk ka gjasa për arritjen e një konsensusi politik, që votimit t’i bashkohet edhe opozita, kurse as koalicioni PDK-LDK nuk po arrin t’i ketë votat e mjaftueshme në Kuvend. Ndërkohë opozita ka dalë me alternativë konkrete, për të krijuar një gjykatë në Kosovë.

Analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit ndajnë mendime të ndryshme rreth këmbëngulje së opozitës që të ndryshohet në substancë amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës dhe krijimin e një Gjykate të tillë speciale vendore.

Kryesisht dominon konstatimi se kërkesa e opozitës në këtë situatë, kur vendi është gjetur para aktit të kryer, është tepër e vonuar, dhe asgjë më shumë se një improvizim politik, derisa kjo çështje u hesht për vite të tëra. Gjithashtu kontestuese në këtë kërkesë të opozitës është edhe insistimi që Specialja të udhëhiqet nga gjykatës vendorë, bazuar në faktin se deri më tani Gjykata dhe prokuroritë vendore janë treguar kryesisht të dështuara në shumicën e rasteve serioze, për shkak të ndikimit të madh të politikës, me çka edhe ka humbur besimi te qytetarët…./kosova sot/

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit