Afro 150 civilë të vrarë në Nigeri

Militantë të dyshuar të Boko Haramit kanë vrarë afro 150 njerëz në verilindje të Nigerisë.

Zyrtarët kanë thënë se 97 veta janë vrarë në qytetin Kukava, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas dëshmitarëve, personat e armastosur kanë hyrë në xhami dhe kanë sulmuar burrat që faleshin pas namazit të iftarit.

Në një tjetër incident, militantët kanë vrarë 48 njerëz në qytetin Monguno, të martën vonë, transmeton Rel.

Të dyja qytetet janë në rajonin Borno, që është epiqendër e kryengritjes gjashtëvjeçare të Boko Haramit.

Më Shumë

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit