11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Shansi historik që Prizreni nga sonte t’i ketë dy skuadra në Superligë

Sonte nga ora 19:15 minuta, në Palestren e Sporteve në Prizren, zhvillohet ndeshja e dytë e Play out-it ndërmjet KB “ Kalaja” nga Prizreni dhe KB “ Borea” nga Peja. Prizrenasit në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pejë ditën e dielë, pas një loje bravuroze, ia kanë dalur të korrin fitore me 9 pikë kosh dallim 93:84 ndaj skuadrës pejane, e cila po lufton për të siguruar mbijetesën në eliten e basketbollit kosovar.

Kjo fitore e madhe në Pejë tani e favorizon më tepër skuadrën prizrenase, e cila ka mundur fare lehtë që të sigurojë inkuadrimin në elitë po të ishte më e suksesshme se skuadra KB “ Lipjani”, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara, nuancat kishin vendosur në favor të lipjanëve. Në taborrin prizrenas e cila përbëhet kryesisht prej djelmoshave prizrenas si : Qendrim Ajazaj, Somel Shaqiri, Edmond Kryeziu, Ujkan Karanezi etj , të ndihmuar nga amerikani i vetëm , Xavier Newson, e të drejtuar me mjaft sukses nga trajneri, Arbnor Rifati, është një mobilizim maksimal para kësaj sfide vendimtare, përkundër faktit që skuadra ka shënuar fitore në takimin e parë në Pejë.

Drejtuesit, stafi dhe të gjithë lojtarët e KB “ Kalaja”, ftojnë tifozët dhe bashkëqytetarët që sonte të mbushin Palestren e Sporteve në Prizren, për të përkrahur skuadrën drejt arritjes së objektivit final, inkuadrimit në Superligë.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit