18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

ShATK kërkon rishqyrtim të konkursit për drejtorin e Teatrit

TKKBordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Kosovës të Teatrit të Kosovës i përbërë nga shtatë anëtarë e ka paraparë si të arsyeshme të rikonfirmojë qëndrimin e tyre të palëkundshëm në mbështetje të deklaratës së SHATK-së mbi gjendjen e rënduar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrot e qyteteve, si dhe, përgjithësisht, mbi disa nga zhvillimet e tjera, të tanishme dhe të mëhershme, në skenën teatrore kosovare.

“Bordi Ekzekutiv i SHATK-së fton të gjitha institucionet përkatëse shtetërore qendrore dhe lokale vendore, përkatësisht MKRS-në dhe komunat, që ta shqyrtojnë seriozisht Deklaratën e SHATK-së, të ekzaminojnë gjendjen ekzistuese në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe nëpër teatrot publike të qyteteve dhe që, konform përgjegjësive dhe kompetencave të tyre ligjore, të mbikëqyrin funksionimin dhe menaxhimin e këtyre teatrove (Neni 23 i Ligjit për Teatrot) dhe të ndërmarrin urgjentisht veprime konkrete për tejkalimin e paralizës menaxhuese e krijuese, të bllokimit e të vendnumërimit të këtyre teatrove, si dhe për krijimin e kushteve për funksionimin e tyre normal dhe riaktivizimin e potencialit e të veprimtarisë krijuese-artistike”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar dje (e diel) nga SHATK.

Bordi Ekzekutiv i SHATK-së kërkon nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, që në bazë të Ligjit për Teatrot të kërkojë një raport më të detajuar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar mbi mbarëvajtjen e konkursit, mbi CV-në profesionale të kandidatëve të tjerë konkurrues, si dhe mbi aspektet e tjera formale dhe procedurale të këtij procesi.

“Bordi Ekzekutiv i SHATK-së konsideron se rivlerësimi i tërësishëm i këtij procesi do të nxirrte në pah njëanshmërinë e vendimit të Këshillit Drejtues për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, mungesën e kompetencës profesionale të kandidatit të favorizuar dhe të përzgjedhur, farsën e konkursit të aranzhuar me kandidatë jokompetentë dhe joprofesionistë në fushën e teatrit (përveç një kandidati të vetëm), si dhe aspekte të tjera procedurale, për shkak të të cilave ky konkurs do të duhej të anulohej”, thuhet më tej në komunikatë.

Bordi Ekzekutiv i SHATK-së do të mirëpresë çdo veprim me karakter institucional për tejkalimin dhe ndryshimin cilësor të gjendjes së krijuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe, përgjithësisht, në teatrot e tjera publike, përkatësisht në teatrot e qyteteve.

Bordi Ekzekutiv i SHATK-së vlerëson se mungesa e vullnetit institucional për ndryshimin e kësaj gjendjeje do të prodhojë efekte dhe pasoja të rënda e të pariparueshme për skenën teatrore vendore, të cilat pashmangshëm do të reflektohen jo vetëm në procesin e menaxhimit e të administrimit të teatrove publike, por edhe në shumësinë, cilësinë dhe standardet artistike të shfaqjeve teatrore.

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin...

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Lajmet e Fundit