15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

ShBA-ja shënon rreth 1000 viktima të koronavirusit për 24 orë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 50,502 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 6.2 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 965 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 187,755.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 6.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Më Shumë

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit