22.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.

Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit – disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

Në Gjermani, izolimi i pjesshëm që nga nëntori ka ndihmuar në rënien e rasteve në javët e fundit, kanë thënë autoritetet atje.

Si kudo tjetër në BE, fushata e vaksinimit në Gjermani është duke shkuar ngadalë, për shkak të pengesave në furnizim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Qeveria ka planifikuar të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut.

Më shumë se 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri tani dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit – ose pothuajse një në tre të rritur.

Koronavirusit ka prekur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën.

SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit