0.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

SHBA, thirrje evropianëve të ndalin `luftëtarët vullnetarë`

567Kriza dhe lufta në Siri nga zyrtarë amerikanë është cilësuar si një krizë globale që kërkon një qasje dhe zgjidhje poashtu globale. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA që njëkohësisht është edhe ministër i Drejtësisë, Erick Holder u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të jenë më të ashpëra në parandalimin e qytetarëve të tyre që shkojnë në luftime në Siri, duke e quajtur konfliktin atje një ‘djep të ekstremizmit të dhunshëm,’ që rrezikon vendet perëndimore kur këta luftëtarë të kthehen në vendet e tyre.

Z. Holder i bëri këto komente ditë më parë, por edhe të tjerë zyrtarë të administratës dhe të pushtetit legjislativ kanë folur për këtë rrezik dhe pasojat që mund të vijnë nga luftëtarët ‘vullnetarë’ të xhihadit. Burimet amerikane të zbulimin vlerësojnë se mund të jenë rreth 7,000 luftëtarë të huaj në konfliktet në Siri, në mesin e tyre edhe dhjetëra amerikanë.

“Nëse presim që qytetarët tanë të udhëtojnë në Siri apo Irak, të radikalizohen atje dhe pastaj të kthehen, atëherë do të jetë shumë vonë që të mbrojmë si duhet interesat tona kombëtare,” tha Holder. I gjithë ky sentiment mbi luftëtarët e huaj në Siri ka ndikuar në rritjen e masave të sigurisë për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Amerikës, sidomos nga aeroportet e vendeve evropiane dhe ato në Lindjen e Mesme.

Wikipedia, ose enciklopedia falas që është burim informimi dhe ‘I besueshëm’ i shumë njerëzve, flet për pjesëmarrjen e luftëtarëve të huaj në Siri dhe në segmentin për luftëtarët nga Ballkani shkruan për ‘shqiptarët myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia të cilët u janë bashkangjitur kryengritësve për të ndihmuar ‘vëllezërit sunitë.,transmeton rtk.

“Deri në maj të këtij viti mbi 100 shqiptarë të Kosovës po luftonin në Siri bashkë me grupet islamike, ku rreth 40 prej tyre ishin nga komuna e Skënderajt. Ata i ishin bashkuar organizatave ISIS dhe Xhabat Al-Nusra,” thekson burimi në Wikipedia që citon mediat nga Beogradi të cilat thirren në një shkrim të së përditshmes kosovare në online, GazetaExpress.

Më Shumë

Ministria e Ekonomisë i bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike: Sistemi ynë është ngarkuar tej mase

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se mbrëmë vonë ka mbajtur takim të përbashkët me KOSTT dhe KEDS për të trajtuar situatën e furnizimit me...

Të shtënat në Malishevë, dy persona arrestohen për armëmbajtje pa leje

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Astrazub, Malishevë, ku dy persona janë arrestuar pas një konflikti mes tyre. Sipas policisë,...

Lajmet e Fundit