8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Halil Matoshi: Nuk është mirë “me kris grushtat” në Kuvend

HalilMatoshi-analistNë skemën sipas së cilës është bërë ndarja e ulëseve për deputetët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, të 37 deputetët e PDK-së i vendos në karriget e mesit, e jo deputetët e bllokut opozitar, ashtu siç po pretendojnë tri partitë e koalicionit.

Gjithnjë sipas kësaj skeme, edhe pse deputetët e tri partive LDK-AAK dhe Nisma janë regjistruar në një grup të përbashkët parlamentar, ato në Kuvend, në seancën e parë të 17 korrikut, do të ulën si parti të veçanta.

Pakënaqësitë e tri partive të koalicionit paszgjedhor për renditjen e ulëseve janë shfaqur qysh në mbledhjen e parë të kryesisë. Liderët politikë nuk janë pajtuar me faktin se deputetët e PDK-së do të ulen sërish në karriget e mesit, gjë që kanë bërë që lideri i PDK-së Hashim Thaçi i revoltuar ta lëshoj mbledhjen.

Ky i fundit ka thënë se partia e tij nuk do të lejoj që një “grumbull muskujsh” ta prish rregullin. Ai ka kërkuar nga liderët politik që të respetkojnë vullnetin e jo të bien në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
E duke i parë pakënaqësitë e subjekteve politike për t’u ulur në mes të ulësve të Kuvendit, në seancën e parë konstituive të 17 korrikut s’do mend se mund të shpërndahen edhe “grushte” e “shqelma”.

Por publicisti Halil Matoshi nuk ka dashur të paragjykoj se si do të rrjedhë seanca konstituive e 17 korrikut, por nisur nga fjalët e zyrtarëve të PDK-së, se “nuk lejojnë aski të shkelin mbi institucionet” ai nuk përjashton as mundësinë e “grushteve” brenda Kuvendit të Kosovës.
“Nuk duhet paragjykuar se do të ketë grushtime.

Unë dua që të ketë ceremoni festive inauguruese, mirëpo kjo varet kryesisht nga fakti se sa e duan vërtet Kosovën përfaqësuesit e ish- LPK-së, përkatësisht PDK-ja, që dikur brohorisnin: “O do bëhet Kosova e jona- o do bëhet shkrum e hi!” E tash, se çfarë do të ndodh varet se çfarë ka menduar Adem Grabovci kur tha: “Nuk do ta lejojmë askë që të shkel mbi institucionet që i kemi fituar me gjak…”, ka deklaruar Matoshi për gazetën “Botaress”.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit