11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Shënohet përvjetori i gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, morën pjesë në programin kulturo artistik të shfaqur nga nxënësit e gjimnazit “Remzi Ademaj” për nder të 11 vjetorit të themelimit të kësaj shkolle dhe ditëlindjes së heroit kombëtar Remzi Ademaj – komandant Petritit.

Me këtë rast kryetari Haskuka duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënies e shkollës për ditën këtij gjimnazi, deklaroi se kjo shkollë mbanë emrin e një heroi të madh, i cili jo vetëm që u flijua për atdhe por, duke qënë një aktivist i zgjuar politik, prapa tij la një trashëgimi të madhe.

“Heroi Remzi Ademaj, duke krijuar shumë organizata, siç është organizata paralele për ofrimin e shërbimeve gjatë periudhës më të vështirë të okupimit serb. Inicoi krijimin e shoqatës për luftimin e analfabetizmit në Zhur, ishte themelues i shoqatës “Nënë Tereza” në Zhur dhe po ashtu inicues i themelimit të Këshillit për mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut.”, tha kryetari Haskuka.

Ai theksoi se të gjitha këto, duhet të jenë shembull se si punohet për atdhe, popull, liri dhe shtet, jo vetëm për nxënësit e kësaj shkolle që e mbanë emrin e tij, por për të gjithë që e duan zhvillimin e vendit.

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Lajmet e Fundit