4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Sherr mes dy mësuesve, ndërhyjnë nxënësit për t’i ndarë

shkolla ne tiranMe sa duket, nisja e vitit të ri shkollor në shkollën “Aleks Buda” në Tiranë nuk ka qenë aspak i qetë. Mësohet se gjatë minutave të fundit një konflikt mes dy mësuesve në këtë shkollë, ka çuar në degradimin e debatit deri në konflikt fizik.

Dy mësuesit janë përleshur mes tyre dhe për të ndaluar sherrin mësohet se kanë ndërhyrë nxënësit, të cilët kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës. Një ngjarje e tillë të çon natyrshëm në pyetjen “Ky është mesazhi dhe modeli që nxënësit shqiptarë në shkollat e vendit marrin nga dhënësit e dijeve?”.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e detajeve të këtij konflikti.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Lajmet e Fundit