16.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Sheshi i Prizrenit, i mbushur me lypsarë dhe qen endacakë

Drejtori për Mirëqenie Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, ka thënë se pas shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunimin me organizatën gjermane “Terre Des Home”, të dëshmuar për trajtimin e lypsarëve dhe nëse ka nevojë edhe të familjeve të tyre

Tashmë nëse Prizreni është qyteti më i vizituar, atij i duhet t’i bëhet një zgjidhje më fatlume. Sheshi i këtij qyteti nga mëngjesi deri në orën 10 e më vonë të ditës i ngjan një parkingu të veturave, pamjet e tmerrshme i krijojnë këto vetura. Gjatë ditës lypsarët vërshojë, kurse qentë endacakë hasen ditë e natë në shesh, thuajse “bëjnë krushqi”,Prizreni pritet t’i japë zgjidhje çështjes së lypsarëve nëpër qytet, të cilët pothuajse e kanë shndërruar qendrën e qytetit “Shatërvan” në një vend pushimi e fjetjeje ditë dhe natën.

Aksionet pa sukses të Policisë Policia, sipas zëdhënësit kapiteni Hazir Berisha ka pasur disa aksione, por kot, ata përsëri rikthen në këtë qytet. Siç duket, këtu fitojnë më së shumti, prandaj janë mbushur plot sheshi dhe rrugët e këtij sheshi. Drejtori për Mirëqenie Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, ka thënë se pas shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunimin me organizatën gjermane “Terre Des Home”, të dëshmuar për trajtimin e lypsarëve dhe nëse ka nevojë edhe të familjeve të tyre. “Organizata ka një buxhet të saj prej 500 mijë euro, ndërsa stafin do ta caktojë Komuna. Projekti do të nisë së shpejti, pas procedurave tenderuese për objektet që aplikojnë për qiradhënie, për ta vendosur organizatën, të cilën e ka marrë përsipër Komuna”, tha ai.

Këtë problem të lypsarëve e ka si brengë të madhe edhe kryetari Haskuka. Ai ka thënë për “Kosova Sot” se “do të mundohemi që së paku këta fëmijë t’i trajtojmë konform normave ligjore, por e di se janë bërë shumë, andaj kam kërkuar një efikasitet më të madh nga policisë për ata fëmijë lypsarë, të cilët po flenë rrugëve”, tha ai. Pjesa më e madhe e lypsarëve është nga Shqipëria Prizreni në shesh mund të ketë rreth 60 lypsarë, pjesa më e madhe nga Shqipëria, që operojnë kryesisht në qendër, duke krijuar një imazh tepër të keq për qytetin, aq më tepër tek të huajt që nuk janë të rrallë në Prizren. Por, shumica e lypsarëve nuk kanë preferojnë të flasin për faktin se a janë ata nevojtarë apo ata punojnë për tutorët e tyre.

Edhe policia dyshon se dikush qëndron prapa kësaj dukurie, duke sjellë lypsarët në grup në Prizren. Pas fillimit të projektit, ai nuk do të ketë leverdi, pasi ata do të mbyllen dhe nuk do t’i sjellin ndonjë fitim askujt. Zëdhënësi Berisha pohoi dyshimet se është dikush pas tyre, por ende nuk kanë fakte në dorë. Policia në Prizren, për të larguar lypsarët, nuk kanë qenë të mjaftueshme, sepse ata prapë po kthehen pas largimit nga rrugët e qytetit. Mirëpo, ajo çka po e shëmton sheshin”Shadëran, janë automjete të shumta, qentë endacakë që flenë në shesh, fëmijë lypsarë që flenë kudo në rrugë dhe në banka. Krejt kjo sheshin më të e bukur të Prizrenit e kanë shndërruar në sheshin më të shëmtuar në Kosovë.

Agim Bytyqi pyet pse kjo po ndodh në Prizren dhe se kjo çka po ndodh është e turpshme.

“Duhet qytetarët të vetëdijesohen që këtij sheshi t’ia kthejnë bukurinë”, thotë Nerxhivane Gashi. Sheshi “Shadërvan” kurrë më shumë s’ka pasur lypsarë dhe qen endacakë. Policia tregojnë se janë në aktivitet, kurse drejtori i Bujqësisë Egzon Elshani, pohon se qentë endacakë duhet t’i largojë qeveria. Kryetari Haskuka pohon se janë brengë e jona pikërisht qentë endacakë dhe lypsarët. Por, qytetarët prizrenas janë tendosur sidomos në orët e mëngjesit me tollovinë e automjeteve në “Shadërvan”.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë...

Artan Abrashi pritet të garojë për kryetar të Prizrenit

Artan Abrashi, deputet dhe kryetar aktual i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pritet të jetë kandidati i këtij subjekti për kryetar të komunës...

Lajmet e Fundit