Arrestohen dhe dërgohen në burg dy persona në Rahovec

Gjatë mesditës të së premtes, në Rahovec janë arrestuar dhe dërguar në burg, dy persona të gjinisë mashkullore, të cilët ishin të kërkuar nga policia.

Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë dega në Rahovec, pas arrestimit njëri është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit, ndërsa në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga e njëjta gjykatë, tjetri është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

Në po të njëjtën ditë në Kosovë janë arrestuar gjithsejt 24 persona. Nga ta 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 në vuajtje të dënimit.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit