8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shkëlqimi dhe rënia e Hashim Thaçit

Qeverisja e keqe për mandatet e kaluara dhe shpallja e luftës së brendshme për eliminim të rivaleve të brendshëm politikë, do t’i kushtojnë rëndë Thaçit. Sipas njohësve të kësaj fushe, tani udhëheqjen në PDK praktikisht e ka marrë ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, që edhe pse ka pozitën e zëvendëskryetarit, po e luan edhe rolin e kryetarit faktik të partisë

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, sipas analistëve politikë dhe rivalëve të opozitës ka marrë teposhtën e pandalshme, duke e humbur fuqinë e vet- besimin tek qytetarët e këtij vendi, por edhe brenda partisë. Tani ekziston bindja se edhe vetë Thaçi e ka parë këtë realitet dhe nuk do të ketë asnjë ekip ndërkombëtar, alias MISIONI I RI, që do t’ia kthej fuqinë që e ka pasur. Njohësit e zhvillimeve në PDK vlerësojnë se pikërisht kjo ishte edhe arsyeja e nervozes së tij në seancën e fundit të Kuvendit.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se humbja e autoritetit të Thaçit po shihet gjithnjë e më shumë. “Edhe së fundi u pa një rivalitet në Kuvend dhe u pa rasti kur kundërshtoi Thaçi, por kundërshtoi edhe kryeministri Isa Mustafa, që të mos kalonte ajo rezolutë, por pas deklarimit të tyre kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, e nxori në votim. Kjo do të thotë në mes rreshtave se qartë po ekziston një rivalitet i tyre. Tani është e qartë se përfundimisht ka filluar të zbehet figura e Thaçit”, tha Lekaj./Kosova Sot/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren ngrenë shqetësime për ujësjellësin, energjinë dhe parkingjet

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të...

Lajmet e Fundit