7.4 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Shkolla Verore Anglia në Prizren mbahet në fillim të gushtit

Për herë të dytë në Prizren, vjen programi më interesant, Shkolla Verore Anglia, i cili do të mbahet më 3 – 7 gusht 2015.

Shkolla Verore Anglia ka hapur thirrjen e aplikimit për nxenesit e moshës 8-18 vjeç.

Në këtë shkollë mësohet vetëm anglisht përmes aktiviteteve dhe lojërave për një javë.

Programi i plotë:

– 1 javë mësim intensiv të gjuhës angleze në 3 nivele me profesor ndërkombëtar,
– Program i ngjeshur tërë-ditorë (nga e hëna deri të premten),
– Program shumë atraktiv me lojëra, prezantime dhe aktivitete të ndryshme,
– Ushqim anglez gjatë drekës në kolegj,
– Vizita studimore,
– Maica dhe materialet shkollore,
– BBQ piknik, si dhe
– Certifikata ndërkombëtare nga Anglia Network Europe.

Shpenzimet për shkollën verore përfshijnë shumën prej 89 € për një javë.

Shpenzimet e transportit përfshijnë shumën prej 10 € për një javë.

Gjatë javës së organizimit të shkollës verore Anglia Summer School në Prizren, transporti është i organizur nga qyteti deri në Kampuset e Universum. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Lajmet e Fundit