32.5 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Shkup: Protesta të qeta kundër rastit “Monstra”

Shkup-protesta14-08Edhe kësaj radhë protestuesit shqiptarë kundër verdiktit të rastit “Monstra” u penguan të protestonin para ndërtesës së Qeverisë. Edhe pse Këshilli Organizativ tentoi të bindte policinë të lironte rrugën duke i treguar lejen e vulosur për protestë, kordoni i gjatë policor nuk lëvizi nga vendi. Kështu stacioni i fundit i marshit paqësor ndaloi tek Qendra Tregtare “Mavrovasja” ku u shpalosën kërkesat nga Këshilli Organizativ për shkarkimin e prokurores Gordana Geshkovska, ndjekjen penale të saj si dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Protestuesit gjithashtu brohoritën për çpolitizimin e gjyqësorit, dhe lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm shqiptar nga procesi “Monstra” e rastet e tjera.

“Përse na ndalojnë edhe pse e kemi paraqitur në mënyrë të rregullt protestën tonë. A mendon se nuk do ti dëgjon këto fjalë. Jo zotëri, do ti përcjellin mediumet dhe do ti dëgjosh. Ju do të na nxirrni edhe më tutje në rrugë. Të jeni të bindur, mos u frikësoni se ne sot kemi dalë duarbosh me fëmijë me gra, me pleq, të ju tregojmë se nuk jeni në rregull. Jeni vetëm për një etnikum. Por sa do të mund të zgjasë kjo drejtësia juaj ju lëmë juve ta mendoni”, deklaroi Bedri Ajdari, organizator dhe familjar, transmeton Alsat-M.

Ish deputeti Hisni Shaqiri u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të merren seriozisht me çështjen e rastit “Monstra” dhe t’u dalin në krahë shqiptarëve në protesta.

“Janë momente shumë të rëndësishme në mënyrë shumë vëllazërore ti thërrasim të gjithë ato ti bashkëngjiten kësaj proteste e cila ka karakter shumë fisnik për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Duke mbrojtur interesin kombëtar, i ndihmojmë edhe vëllezërit tanë në rastin Monstra që janë dënuar me burg të përjetshëm. Ato janë si sakrificë, viktimë e politikës anti-shqiptare”, tha Hisni Shaqiri, ish deputet.

Teksa organizatorët në lëvizje u bënin thirrje kalimtarëve të rastit që t’i bashkëngjiteshin protestës, turma e njerëzve sa vinte rritej. Protestuesit bënë thirrje për masivitet gjatë çdo të premteje të ardhshme, duke mos rënë pre e presioneve. Ferikan Iljazi.

Më Shumë

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti...

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Lajmet e Fundit