12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin tragjik në Bullgari

Prokurori bullgar, Boris Sarafov, në një deklaratë për BTV tha se fajtor për aksidentin me autobusin e “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë, ishte vozitësi.

“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit ndaj autobusit, por edhe shpejtësia e lartë, e cila ishte mbi normat e lejuara”, tha Sarafov pas hetimeve të organeve hetuese bullgare.

Ndryshe tragjedia me autobusin e “Besa Trans” ka ndodhur më 23 nëntor të vitit të kaluar gjatë kthimit nga Turqia për në Maqedoni./Alsat

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit