13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

“Bir k*rve”: Presidenti Biden kapet duke fyer gazetarin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u gjend në një situatë të pakëndshme të hënën e 24 janarit, pasi u kap nga mikrofonat teksa ofendoi gazetarin e Fox News, “bir k*rve”.

Mediat kanë raportuar se Biden i kërkoi ndjesë gazetarit menjëherë pas incidentit.

Gazetari i Fox News, Peter Doocy, u përpoq të pyeste presidentin nëse inflacioni ishte një detyrim politik për të.

“Jo, është një aset i madh. Çfarë bir k*rve budalla”, ishte përgjigja që ndoshta Biden dha, pa ditur se mikrofonat ishin ndezur.

 

Doocy tha se presidenti foli me të “brenda një ore” dhe i kërkoi ndjesë.

“Ai thjesht më mori në telefon dhe më komunikoi se nuk ishte asgjë personale me mua”, sqaroi për mediat gazetari i Fox News.

Doocy tha se nuk ka nevojë që “ndokush t’i kërkojë falje”.

“Ai mund të më thërrasë si të dojë, për sa kohë që kjo e bën të flasë”, shtoi gazetari amerikan.

Një pikë interesante nga i gjithë episodi është se Shtëpia e Bardhë në transkriptin e saj zyrtar të ngjarjes e ka përfshirë këtë moment.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Biden përplaset për pyetjet me një gazetar.

Javën e kaluar, presidenti amerikan kritikoi një tjetër gazetare të Fox News.

Ajo e pyeti Biden se pse po pret që homologu i tij rus Vladimir Putin të bëjë “lëvizjen e parë”.

Referuar kësaj, Biden u përgjigj: “Çfarë pyetje qesharake”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Lajmet e Fundit