Shoqëria Civile kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ministrit Bytyqi

Përfaqësues të Shoqërisë Civile kërkojnë që Qeveria e re posa ta marrë mandatin t’i rishqyrtojë vendimet e fundit të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Nëse evidentohet se ka pasur shkelje ligjore, ata konsiderojnë se duhet të bëhet anulimi i tyre.

Javë më parë, Shyqiri Bytyqi, ndonëse ministër në largim, emëroi disa persona në bordet e tri universiteteve publike, një pjesë e tyre anëtarë të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). AAK dhe Partia Socialdemokrate (PSD) e ministrit Bytyqi në zgjedhjet e fundit kanë qenë në një listë të përbashkët zgjedhore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po ashtu, në shtator ministri mori vendim që të shtojë numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë pa rekomandim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (bordit të Agjencisë së Akreditimit). Këto vendime po cilësohen të dyshimta dhe të dëmshme.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, thotë se Qeveria e re duhet ta formojë një komision dhe t’i shqyrtojë këto vendime. Sipas tij, vendimet që i ka marrë Bytyqi së fundi nuk kanë qenë emergjente.

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit