9 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Shqipëri: Policia nuk lejon hyrjen e simpatizuesve “problematikë”

Policia e Shqipërisë i ka thënë një grupi të simpatizuesve vendës që të qëndrojë larg ndeshjes së sotme kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Në kumtesën e mbrëmshme theksohet se grupit, që veten e quan, Illyria Elite, i është ndaluar hyrja në stadiumin në Shkodër, ku zhvillohet takimi, pas “problemeve” në ndeshjen e Shqipërisë në Itali, në muajin mars. Italia e fitoi këtë takim me rezultat 2:0, ndërsa grupi i përmendur kishte hedhur fishekzjarre në terren .

Policia, po ashtu, ka theksuar se po ndërmerren masa shtesë të sigurisë për shkak të shqetësimeve për“individët ose grupet ekstremiste dhe të dhunshme”.

Në këto masa përfshihen edhe kontrollet në vendkalimet kufitare me vendet fqinje, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe masa të shtuara të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, raporton agjencia AP.

Ndeshja Shqipëria – Italia, në kuadër të Grupit D të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit nëvitin 2018 në Rusi, fillon në orën 20:45.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, po ashtu, sonte vonë (20:45) është mysafire e Islandës. Nëse fiton Islanda, atëherë kualifikohet për garat e mëtejshme. Aktualisht Kosova është e fundit në Grupin I kualifikues me vetëm një pikë.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Lajmet e Fundit