27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Shqyrtohet ndryshimi i lokacionit për shkollën e re të muzikës në Prizren

Organet komunale të Prizrenit ende nuk kanë lëshuar leje për ndërtimin e godinës së re të shkollës së muzikës në këtë qytet.

Sipas zyrtarëve përgjegjës të ekzekutivit, po shqyrtohet mundësia për ndryshimin e lokacionit për realizimin e këtij projekti kapital. Madje, kanë pranuar se lokacioni i caktuar nga përbërja e kaluar e Kuvendit të Komunës ka paqartësi juridike, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa opozitarët që patën kundërshtuar vënien e gurit themeltar në lokacionin afër rrethit të Stacionit të Autobusëve, kanë theksuar se zyrtarët e qeverisë komunale një vit më pas po i vërtetojnë një nga një të gjitha kritikat e shprehura për shkeljet ligjore në këtë rast.

Drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Memaj, ka konfirmuar për gazetën se ky dikaster ende nuk ka lëshuar leje për ndërtimin e shkollës së muzikës.

“Jemi duke e shikuar mundësinë me ndërrua lokacionin. Situata juridike për lokacionin e caktuar (te ish-Benafi) nuk është e qartë për mua si drejtor i DUPH-së, sepse ka shkresa nga ministritë se ai vendim i KK-së është në kundërshtim me vendimin e mëparshëm për Planin Rregullues Urban për atë lokacion”, ka deklaruar Memaj.

Më Shumë

Suso kthehet në shtëpi – Liria rikthen një figurë emblematike

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Fitim Susuri, një prej figurave më të njohura të skuadrës prizrenase ndër vite. Në njoftimin e bërë publik nga...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit