17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Arrestohet tre persona në Prizren, dyshohen për posedim të drogës

Tre persona janë arrestuar për posedim të drogës në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë në dy lokacione të ndryshme.

Policia njofton se të arrestuarit janë në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Komunikata e Policisë

• Rr. Shuaip Spahiu, Prizren, 25.10.2019-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar : një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 0.93 gram, një grinder, një pako rizlla, një telefon mobil dhe 60€ kesh para. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

• Rr. Hysen Rexhepi, Prizren, 25.10.2019-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një rom dhe një shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 39 gram. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Lajmet e Fundit