17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara thirrje për BE-në: Liberalizoji vizat për kosovarët

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke ia siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Më Shumë

Sfida 2: Trepça synon barazimin, Bashkimi epërsinë 2:0 drejt titullit

Super finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super sfida interesante. Beteja zhvendoset në Mitrovicë, ku të mërkurën nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja...

Çka dihet për krimin në Prizren, burri tentoi t’i provojë nga jeta gruan dhe vajzat – njëra nga të bijat nuk mbijetoi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur...

Lajmet e Fundit