11.2 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Shtyhet gjykimi për keqpërdorim detyre ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë së Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Kryetari trupit gjykues, Xheladin Osmani, njoftoi palët se arsyeja e shtyrjes së seancës, është për shkak se lënda gjendet në Gjykatën e Apelit dhe pas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Ilir Baldedaj, avokatit Visar Haxhibeqiri, ende nuk është vendosur nga shkalla e dytë.

Ndërsa, seanca e radhës është caktuar të mbahet me 10.04.2020 në ora 10:00.

Ndryshe, më 17 dhjetor 2019, Gjykata Themelore në Prizren e kishte hudhur poshtë aktakuzën dhe e kishte pushuar procedurën penale ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj.

Sipas aktvendimit, thuhej se provat e paraqitura edhe pse janë marrë në mënyrë ligjore,  nuk janë të mjaftueshme që të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale, siç ngarkohet me aktakuzë.

Mirëpo, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër vendimit të gjykatës për hudhje të aktakuzës.

Gjykata e Apelit e kishte aprovuar kërkesën e prokurores Gashi, duke bërë që gjykimi ndaj tij, të vazhdohej nga shkalla e parë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 21 gusht 2019, i pandehuri Ilir Baldedaj, akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj, akuzohet se me 13 maj 2018,  e deri më 22 maj 2018 , në cilësinë e personit zyrtar si drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jo financiare, laptop dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizata buxhetore.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptop të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19.350.00 euro.

Ndryshe, Ilir Baldedaj edhe në një rast tjetër akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai më 25 maj të vitit 2018, si ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, në rastin ku akuzohej se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontrata në mënyrë të paligjshme me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vendosja e numrave identifikues të shtëpive në Malishevë pritet të përfundojë brenda 15 ditëve

Procesi i vendosjes së numrave identifikues për shtëpi dhe objekte në territorin e Komunës së Malishevës ka vazhduar sot dhe pritet të përfundojë brenda...

Kosova – Ukraina, lufta për fitoren vazhdon

Parketi do të digjet këtë të enjte! Dardanët e hendbollit zbresin në fushë për një duel të madh kundër Ukrainës, ku çdo top i...

Lajmet e Fundit