17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Shtyhet sërish rasti ‘Beska’ në Prizren

Për shkak se prokurorja e rastit solli dëshmi të reja, avokatët e të akuzuarve kërkuan kohë për t’i shqyrtuar. Seanca e radhës për rastin e rrëmbimit të djalit të pronarit të restorantit “Beska” në Prizren u shty për në janar.

Seanca gjyqësore në rastin e të akuzuarve për kidnapimin e Gentian Shkrelit, djalit të pronarit të restorantit “Beska”, u shty me kërkesën e avokatëve të të akuzuarve pasi prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, u dorëzoi një mori provash të reja.

Bashkim Nevzati, avokat i të pandehurit Selam Shoshaj, kërkoi që seanca të mos mbahet pasi që nuk mund të deklaroheshin lidhur me provat e reja të pranuara në këtë shqyrtim gjyqësor.

“Rasti fatkeqësisht u shty për arsye se provat janë voluminoze dhe si të tilla prokuroria nuk ka pasur mundësi të na ofrojë të gjitha. Një pjesë e tyre na është dorëzuar sot derisa nuk kemi mundur të deklarohemi lidhur me ato prova. Ka qenë e domosdoshme shtyrja e seancës. Kjo ka qenë edhe arsyeja. Natyrisht edhe mungesa edhe një avokati, por arsyeja kryesore ka qenë kjo”, tha avokati Nevzati.

Me këtë propozim u pajtua edhe prokurorja Ervehe Gashi, e cila tha se pengesë për mosmbajtjen e seancës paraqet edhe mungesa e avokatit të të akuzuarit Beqir Dangallaj.

I akuzuari Dangallaj tha se avokati i tij është i sëmurë.

Selam Shoshaj, Bashkim Krasniqi, Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj, Fatmire Rexhbeqaj, Shukri Krasniqi dhe Leonard Veshalli, akuzohen se më 14 shtator të vitit 2011, në bashkëkryerje kanë rrëmbyer të birin e biznesmenit Mërgim Shkreli, Gentianin dhe e kanë mbajtur deri kur u pagua një shpërblesë prej 100 mijë euro.

Tre nga të akuzuarit janë zyrtarë të Policisë Rajonale në Prizren. Ata janë suspenduar.

Gjykimi do të vazhdojë në janar të vitit të ardhshëm.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi nga ky proces gjyqësor.

Më Shumë

Mungon njëri i akuzuar, shtyhet gjykimi në rastin “Kobra”

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tij,...

Vdekja tragjike e foshnjës nga Suhareka, dyshohet se u ngulfat nga lidhësja e djepit derisa po flinte

Një foshnje nëntë muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës vdiq dje në QKUK derisa po trajtohej. Policia tha se fillimisht foshnja ishte dërguar në spitalin...

Lajmet e Fundit