11.5 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Shuhet në moshën 33-vjeçe ylli i muzikës pop në Korenë e Jugut, Choi Sung-bong – dyshohet të ketë vrarë veten

Ylli i popit koreano-jugor, këngëtari Choi Sung-bong është gjetur pa shenja jete, derisa ngjarja është cilësuar si “një vetëvrasje e dukshme”.

Artisti tanimë i ndjerë, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 33-vjeçe, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga policia në shtëpinë e tij në distriktin Yeoksam-dong të Seulit, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Sung-bong u bë i famshëm në edicionin e vitit 2011 të spektaklit “Korea’s Got Talent”, përpara se të nënshkruante një marrëveshje rekord me Bong Bong Company.

Një video klip i një performance të tij, i publikuar në platformën YouTube thuhet se mori vlerësime nga yje internacionale, siç është ikona e muzikës pop, Justin Bieber.

Lajmi për vdekjen e tij të papritur vjen dy vjet pasi mediat kishin raportuar për mashtrimin e artistit, i cili në mediat sociale kishte gënjyer se po vuante nga kanceri, duke iu kërkuar fansave të dhuronin para për trajtimin e tij.

Më vonë ai kërkoi falje dhe premtoi se do të kthente çdo para që kishte fituar nga kjo kauzë e rreme, por kurrë su bë e ditur nëse vërtetë Choi e kishte bërë këtë gjest.

Policia beson se ai vdiq nga vetëvrasja për shkak të një shënimi që postoi në kanalin e tij në YouTube një ditë para vdekjes së tij, në të cilin kërkonte falje për “gabimet e tij të pamenda”.

Përndryshe, Sungbong lindi në Seul dhe u braktis në një jetimore kur ishte tre vjeç. Ai iku nga jetimorja për t’i shpëtuar abuzimit fizik, mori një autobus për në Daejeon dhe filloi të jetonte në lagjet e dritave të kuqe.

Më vonë filloi të ndiqte hapat e tij të parë në muzikë, derisa me pjesëmarrjen në “Korea’s Got Talent” kishte rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, përfshirë CNN.Albanian Post 

Më Shumë

PDK-ja i përgjigjjet Abrashit: Prizreni zgjodhi punën, jo arrogancën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, për blerje votash gjatë ditës...

Prizren/ Pesë ndalime, një kërkesë për paraburgim dhe katër aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Lajmet e Fundit