17 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Si lindi filmi artistik “Prita”…

Regjisori Mit’hat Fagu u përfol shumë që krijoi një nga dy filmat e mirëfilltë për luftën antinaziste, pikërisht filmin “Prita”.

I bazuar në ngjarje reale, ai ishte një film që u prit edhe me kontestime. Sot, kur kanë kaluar pothuaj një gjysmë shekulli që atëherë, ai i sjell Arkivit Qendror të Filmit një dosje me bocete të këtij filmi, por edhe materiale nga puna e vet kërkimorë në realizimin e filmave të tjerë dokumentarë, por edhe detyrat e kursit e gjatë viteve të studimit të filmit në Moske.

“Kam prurë kryesisht filmin “Prita” se unë kam bërë edhe tre filma të tjerë artistikë, por ky është filmi me autorësinë time. Kam për të sjellë edhe filmin dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”që më groposi të gjallë si autor në kohën e sistemit. Flitet për kundërburokracinë e atëhershme kurse unë shoh sot një burokraci akoma më të tmerrshme. Ka të drejtë Edi Rama kur thotë që administrata jonë është mbushur me të paaftë”,- shprehet Mit’hat Fagu, regjisor.

“Prita” i prodhuar në vitin 1968 është një film me skena masive, regjisori thotë se ka qenë një punë kolosale ashtu si njëkohësisht kujton se ai film u prit ashpër.

“Unë nuk e di se ç’priste kolektivi prej atij filmi. Por i jam mirënjohës kolegut tim Dhimitër Anagnosti i vetmi që tha se ky film do i rezistojë kohës”,- shprehet Fagu.

Megjithatë kur sheh gjithë këto punë të bëra me një kujdes të madh artizanal, një punë ku regjisori e thotë që ka lënë gjakun dhe shpirtin nuk mund të mos i thuhet sa e vështirë është ndarja.

“Arsyeja është e thjeshtë. Sepse gjithë kjo punë e bërë është kolosale nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, duhet të lerë gjurmët e veta nga pas. Edhe duhet lënë gjurmë për brezin që vjen”,- thotë regjisori./TCh/

Previous article
Next article

Më Shumë

Kuvendi i Komunës me seancë solemne shënon 26-vjetorin e çlirimit të Prizrenit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, të enjtën është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës. Në këtë takim...

Shtëpia e familjes Kovaçi në Prizren drejt përfundimit të restaurimit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për përfundimin e afërt të restaurimit të shtëpisë së familjes Kovaçi në...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit