4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Si u luftua gripi spanjoll… me ajër të pastër e rreze dielli

I nxehti dhe ajri i pastër, mund të ndikojnë në rënien e rasteve të infektuara. Këtë theksojnë shpesh, shumë specialistë të shëndetit publik, pa lënë mënjanë distancimin dhe kujdesin për të moshuarit.

Në të vërtetë, ndikimi i diellit dhe ajrit të pastër në luftën kundër viruseve, nuk është teori e re apo e panjohur.

Richard Hobday, inxhinier dhe autor i disa botimeve mbi rëndësinë e diellit në shëndetin e njeriut, në një publikim, flet për ndikimin e ajrit dhe diellit në shëndetin e të infektuarve gjatë pandemisë së gripit spanjoll.

“Gjatë pandemisë së gripit spanjoll, në vitin 1918, mjekët vunë re, se pacientët që qëndronin jashtë çadrave u rekuperuan më shpejt se ata që u trajtuan brenda. Ajri i pastër dhe rrezet e diellit, dukej se kishte ndikuar në uljen e numrit të viktimave, si dhe të përhapjes së viruisit mes punonjësve të stafit.

Gjatë pandemisë së madhe, dy nga vendet më problematike ishin barrakat ushtarake dhe anijet. Mbipopullimi dhe për pasojë ajri i ndotur, i çonin ushtarët në rritjen e rrezikut të infektimit dhe shoqërimin nga komplikacione të tjera.

Dielli dhe ajri i pastër në luftën kundër gripit spanjoll
Në vitin 1918, kur pandemia mbërriti në brigjet lindore të SHBA-së, qyteti i Bostonit u godit veçanërisht më fort. Ndaj u ngrit një spital emergjencek ku u vendosën ushtarët dhe marinarët e sëmurë. Stafi mjekësor vuri re, se të sëmurët më rëndë kishin qenë në vende të paajrosura, ndaj për të qenë në vende me më shumë ajër i vendosën në çadra. Kur moti ishte i mirë, i nxirrnin jashtë në diell. Mjekët që provuan të parët, terapinë e ajrit të pastër, në spitalin e Bostonit, qenë të bindur se ajo ishte efektive dhe u përdor edhe në vende të tjera.

Sipas raporteve të kohës, kjo i reduktoi rastet me humbjen e jetës te pacientët, nga 40 për qind në 13 për qind. I njëjti autor, vijon më tej argumentimin, se ekspozimi në diell mund ketë ndikuar pozitivisht edhe në aktivizimin e vitaminës D, që ndonëse atëherë nuk njihej, ka efekte pozitive.

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit