-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Sindikalistët kërcënojnë Qeverinë me protesta nëse nuk zhbllokohen përfundimisht llogaritë e Telekomit

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së linjës, asaj të Zhvillimit Ekonomik, ministrit Kuçi dhe kryeministrit Hoti, që në mënyrë përfundimtare të bëjnë një zgjidhje të përhershme me Z Mobile rreth bllokimit të llogarive në dëm të Telekomit të Kosovës.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të zhbllokojë llogaritë e Telekomit deri të premtën, në të kundërtën do të organizojë protesta për të kundërshtuar qasjen e Qeverisë ndaj kompanisë sonë, megjithë premtimet se do t’i dalë në ndihmë ndërmarrjes sonë.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës është tejet e shqetësuar që për të satën herë po vije deri te bllokimi i xhirollogarive të Telekomit të Kosovës, në pamundësi që Qeveria e Kosoës, si Aksionar të ndërhyjë për të mos u përsëritur ky problem, me të cilën vetë kryeministri Hoti është zotuar se do të merret personalisht. Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës e përkrah çdo vendim që vjen nga Aksionari dhe Bordi që është në të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe të ecurisë strategjike të kompanisë.

Kjo Sindikatë i kërkon për herë të fundit Qeverisë që të merret më seriozisht me Telekomin e Kosovës duke zgjidhur çështjen me Z Mobile dhe duke e ndihmuar Telekomin e Kosovës për të ruajtur stabilitetin financiar dhe mirëqenien ekonomike të mijëra punëtorëve.

Më Shumë

Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. E pyetur nga Insajderi lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete,...

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

Lajmet e Fundit