Situatë e qetë, Malisheva nuk është prekur nga vërshimet

Komuna e Malishevës bëri të ditur se pavarësisht të reshurave të pandërprera në këtë komunë situata është e qetë dhe stabile, pasi nuk janë regjistruar vërshime dhe as dëme.

Komuna njofton se situata është monitoruar në vazhdimësi nga ana e ekipeve përgjegjëse komunale dhe të sigurisë, dhe kjo situatë vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në mëngjesin e sotshëm, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipet të saj, ka qenë dhe është në terren në monitorim të situatës”, thuhet në njoftim.

Sipas drejtorit i kësaj drejtorie, Shqipron Shala, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në qytet, ka prani të ujit në rrugë, por rruga është e kalueshme.

Po ashtu investimet dhe intervenimet konkrete për shkarkimin e ujërave atmosferik në rrugën “Ibrahim Mazreku”, pastrimi nga mbeturinat i gypave shkarkues dhe pastrimi në disa pjesë në lumin Mirusha, kanë ndikuar në evitimin e vërshimeve.

Sipas Shalës, të gjitha shërbimet janë duke u zhvilluar normalisht dhe pa probleme, përfshi shërbimet shëndetësore, zhvillimi i procesit mësimor, transporti, furnizimi me ujë dhe grumbullimi i mbeturinave.

Ai tha se ekipet e shpëtimit nga njësia në  Malishevë, kanë intervenuar në komunat tjera, sipas kërkesës nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, përkatësisht kanë ndihmuar Komunën e Skenderajt./

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit