S’kryen punë presioni ndërkombëtar, LVV – LDK-ja pa marrëveshje

Thirrjet e delegacionit gjerman, ato të ambasadave të huaja në Kosovë dhe të Zyrës së BE-së, kanë ndikuar që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas 6 ditëve pa takim të zhvillojnë një të tillë në kuadër të arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës. Por pavarësisht presionit, dy liderët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nga takimi dolën pa rezultate.

Gjatë të enjtes dy anëtarë të Bundestagut gjerman, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Amerikane dhe ajo Britanike në Prishtinë kanë kërkuar që sa më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ta formojnë qeverinë e re.

Madje delegacioni gjerman, i udhëhequr nga Peter Beyer, bashkëpartiaku i kancelares Angela Merkel, pati kërkesa të qarta për dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ata kërkuan që LVV-ja dhe LDK-ja t’i lënë anash problemet teknike dhe të caktojnë takimin, i cili do t’i përmbyllte negociatat dhe do ta mundësonte marrëveshjen e koalicionit qeverisës, shkruan sot gazeta Zëri.

Thirrjet e ndërkombëtarëve ndikuan që Kurti e Mustafa pas gjashtë ditëve pa takim ta zhvillojnë një të tillë të premten, por pa rezultate.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit