4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Sot derbi Ylli – Ponte Prizreni

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 22-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi më interesant i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, të dyja skuadrat që kanë grumbulluar nga 35 pikë apo 14 fitore dhe shtatë humbje, duke u renditur në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Takimi pritet të jetë shumë interesant dhe do të mësohet se kush do të kryesojë e vetme në tabelë.

Vëllaznimi që mundi Sigal Prishtinën dhe Pejën, do të mundohet të vazhdojë me rezultate pozitive, ku në këtë xhiro do të ballafaqohet me Rahovecin, që hyn i motivuar pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit në fundjavë. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore dhe 15 humbje, derisa “Vreshtarët” 13 fitore dhe tetë humbje.

E diela është e rezervuar për skuadrat rivale në basketbollin e Kosovës. Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin. Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësoi humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje. Përballja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalët e vjetër. “Bardhekaltrit” pësuan nga Vëllaznimi, por fituan ndaj Bashkimit, kurse pejanët hyjnë me ndryshime, ku së fundi si trajner është angazhuar ish-trajneri i prishtinasve, Dragan Radoviq. Prishtinasit kanë shtatë fitore dhe 14 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe nëntë humbje.

SUPERLIGA – Java 22

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Rahoveci
19:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

Të dielën takohen:
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Peja

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit