5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot do të luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, në kuadër të javës së 23-të.

Kryendeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Prishtinën.

Kampioni aktual, Prishtina nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ku është në pozitën e gjashtë me 26 pikë.

Kryeqytetasit do të synojnë fitoren në mënyrë që t’i largohen edhe zonës së rrezikshme, në anën tjetër Dukagjini pas fitores ndaj Feronikelit, do të shikojë që të mbajë ecurinë pozitive.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva përballet me Feronikelin.

Malisheva pas dy humbjeve do të synojë që të kthehet te fitoret.

Të dy përballjet e ditës së sotme do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Më Shumë

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak...

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Lajmet e Fundit