9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Sot merr fund epoka e Eqrem Kryeziut në LDK

EqremKryeziu-ldkSot do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së në Komunën e Prizrenit. Në këtë garë janë tre kandidatë, Haxhi Avdyli, Hanefi Muharremi dhe deputeti Anton Quni. Për këtë të fundit nuk ka konfirmim zyrtar nëse do t’i hyjë garës.

Pas viteve të tëra, Eqrem Kryeziu nuk do të jetë më kryetar i LDK-së në Prizren. Kryeziu i cili i ka prishur raportet me Isa Mustafën, vazhdon të kundështojë kreun e LDK-së dhe kryesinë e kësaj partie.

Mbështetje për Haxhi Avdylin ka ardhur edhe nga Prishtina. Është deputeti Bardhyl Meta i cili përmes një postimi në Facebook i ka dhënë mbështetje Avdylit.

“Urojë që Dr. Haxhi Avdyli të zgjidhet Kryetar i Lidhjes Demoratike të Kosovës në Prizren:

Edhe pse nuk jam qytetarë i Prizrenit, dhe s’kam të drejtë vote në zgjedhjet për Kryetar të LDK-ës në Prizren – megjithatë, dua që, si Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të jap mbështetjen time të plotë për zgjedhjen e dr. Haxhi Avdyli-t, Kryetarë të LDK-ës në Prizren…!

– Jam i bindur se LDK në Prizren, nën udhëheqjen e dr. Haxhi Avdyli-t, do të jetë e përfaqësuar shumë denjësis…”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Lajmet e Fundit