Anton Quni: Nuk jam kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren

Anton-QuniDeputeti i LDK-së, Anton Quni, është përmendur si kandidat i mundshëm për kreun e Degës së LDK-së në Prizren. Por, ai e ka mohuar kandidimin e tij duke thënë se “e tëra është një spekulim mediatik”.

Quni është parë si kandidat i “kompromisit” politik në Degën e LDK-së në Prizren, pas përplasjeve të shumta që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin, tash e sa vjet prej se në krye të kësaj gjendej Eqrem Kryeziu.

Ky i fundit përveç se humbi zgjedhjet lokale dhe humbi edhe vet si kandidat për deputet, ai dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e LDK-së në Prizren, por nuk i shëroi të gjitha “plagët” e shkaktuara në këtë degë.

Dega e LDK-së në Prizren e gjendur në një situatë të tillë mbeti nën “mëshirën” e spekulimeve jo vetëm mediale, por edhe të fraksioneve brenda kësaj partie në Prizren.

Në një situatë të tillë u përmend edhe emri i Anton Qunit, si kandidat koncensual.

Por, vetë Anton Quni ka thënë se përmendja e emrit të tij është spekulim mediatik dhe se ai nuk synon kreun e Degës së LDK-së në Prizren.

“Janë spekulime mediale”, ka thënë Anton Quni për Botapress.

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit