10.3 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Sot nis mësimi në të gjithë vendin

Pas ndërprerjes së grevës nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot nis mësimi në të gjitha shkollat në vend.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj të premten në një konferencë për media me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj pas tre javësh grevë ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje dhe fillimin e mësimit të hënën.

Jasharaj kishte thënë se marrëveshja e re ofron shumë afër kërkesave të tyre.

“…Marrëveshja e re është një lëvizje e re dhe na ofron shumë afër kërkesave tona”, tha ai.

Jasharaj ka treguar se në marrëveshje nuk është përfshirë rritja e koeficientit prej 30% siç kanë kërkuar, mirëpo është afër kësaj përqindje.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se është i lumtur që nxënësit nga e hëna do t’u kthehen shkollave.

“Gjithë punëtorëve në sistemin e arsimit u janë rritur pagat dhe ashtu siç kemi premtuar me kryeministrin do të mbajmë premtimet që të jemi afër tyre, e po ashtu edhe për sektorët tjerë siç janë policia, shëndetësia, artistët etj”, tha Veseli.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth Ligjit për paga, një ligj që e kanë pritur dhe që nuk e kanë pasur, pra pas 20 vitesh.

“Unë jam i vetëdijshëm që përgatitja për këtë ligj dhe puna që ka ndodhur rreth këtij ligji ka shqetësuar të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti. Ne nuk i kemi keqkuptuar asnjëherë shqetësimet e tyre por i kemi mirëpritur ato shqetësime”, ishte shprehur Haradinaj.

“Është e ditur që qeveria e vendit është e interesuar t’iu japë përgjigje të gjitha kategorive e që paguhen prej buxhetit. I kemi edhe sfidat por që ju siguroj se do të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Kosovë”, tha ai.

Më Shumë

Këto janë grafitet për të cilat dyshohen tifozët prizrenas që i shkruan në Mal të Zi (FOTO)

Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit. “Arpagjikt” ishin duke...

S’ka fitues në Prizren – Liria dhe Vëllaznimi ndahen 0:0

Derbi tradicional ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 0:0, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, raporton PrizrenPress. Përballja, e zhvilluar në...

Lajmet e Fundit