7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Sot skadon ultimatumi jokushtetues i Thaçit për VV-në

Afati kohor prej 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të nominuar kandiatin për kryeministër skadon pasditen e sotme, ndonëse, është jokushtetues.

Menjëherë pas takimit vetëm 10 minutësh të së hënës me Kurtin, Thaçi tha se kreu i VV-së nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit dhe se kishte vendosur t’i ofronte edhe 48 orë shtesë para se të ndërmerrte veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore, raporton Koha.net.

Megjithatë, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, i cili shoqëroi Kurtin në këtë takim tha se Thaçi në asnjë moment nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kandidatit për kryeministër e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Sipas tij, ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm nuk ka bazë kushtetuese.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se afati i përcaktuar nga presidenti Hashim Thaçi ndaj Albin Kurtit që 48 orë të nominojë kandidatin/kandidaten për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në një prononcim për Koha.net, ditë më parë Hasani ka thënë po ashtu se Thaçi s’ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në rast se Kurti nuk e respekton këtë afat.

“Presidenti i Republikës nuk mund të caktojë afate sepse procesi i formimit të institucioneve është një proces politik që bazohet në Kushtetutë. Presidenti duhet t’i përmbahet Kushtetutës, e cila në asnjë interpretim nuk i jep të drejtë Presidentit për vënie të afateve ultimative, kurse forcat politike kujdesen për formimin e vullnetit politik të qytetarit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin VLAN e kanë bërë të qartë që herën e parë se Presidenti asnjë diskrecion nuk ka në çështjen e propozimit të mandatarit, kurse në të dytën raund ekziston një diskrecion që duhet të realizohet brenda kritereve mbizotëruese, gjithnjë duke respektuar vullnetin e shumicës së votuesve të Kosovës.

Më Shumë

Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pas më shumë se dy jave 42-vjeçari, Riza Thaqit nga Prizreni. Ai ishte shpallur i zhdukur nga...

Mazreku dhe Berisha dyshohen se iu lëshuan qytetarëve para në emër të sigurimeve e një pjesë të tyre e morën vetë

Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të...

Lajmet e Fundit